Rita, shqiptarja e parë që kryen garën “Ironman 70.3”

0

Pas dy vjetësh pauzë dhe fundit të karrierës 12-vjeçare si notare, Rita Zeqiri u është kthyer fuqishëm garave. Kësaj here 23-vjeçarja kthimin e ka bërë në një garë shumë më të vështirë, por që e ka notin brenda saj. Zeqiri të dielën e shkuar përfundoi me sukses garën “Ironman 70.3” të mbajtur në Pays d’Aix të Francës, që është ndër më të famshmet dhe më sfidueset në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.“Ironman” është garë e triathlonit, e që përbëhet prej tri disiplinave: not, çiklizëm dhe vrapim. Kërkon forcë dhe përgatitje të madhe, e shpesh vetëm përfundimi i saj llogaritet fitore, por Zeqiri arriti edhe rezultat të mirë, shkruan sot Koha Ditore.Mes tre mijë pjesëmarrësve nga e gjithë bota, Zeqiri e përfundoi garën për gjashtë orë, 42 minuta e 49 sekonda (06:42:49). Në renditjen e përgjithshme Zeqiri tuboi 1544 pikë. Në konkurrencë të garuesve me moshë 18-24 vjeç përfundoi e 18-ta. Por për të numrat kanë pak rëndësi, meqë ishte “Ironmani” i parë. Ajo shprehet e lumtur me sfidën e re dhe me rezultatin. “E zgjodha Francën për garën time të parë, pasi ‘Ironman Pays Daix’ është ndër më të famshmet dhe më sfidueset në Evropë. Rëndësinë e përfundimit të kësaj gare ndoshta më së miri e kuptojnë personat që e dinë se çfarë do të thotë të jesh garuese e triathlonit, garë që nuk mund ta bëjnë të gjithë, pasi nevojiten teknika të veçanta, forcë e madhe, qëndrueshmëri dhe një përgatitje psikike për ta përballuar sfidën”, thotë Zeqiri.“Përparësia ime ka qenë te fakti se ndoshta që kam qenë notare për 12 vjet. Kjo ka bërë që garën ta filloj në mënyrën më të qetë të mundshme dhe shumë e gatshme si në aspektin mental ashtu edhe fizik, duke pasur parasysh përvojën e mëhershme”. Zeqiri thotë se në mënyrë graduale ka zgjedhur që t’i përkushtohet “Ironmanit”, garë që tash e tutje do të jetë pjesë e karrierës së saj sportive.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.