Ministrja dorëhiqet sepse vonoi me 30 minuta nisjen e avionit

0

Ministrja e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore e Meksikës, Josefa Gonzalez-Blanco, është dorëhequr pas ankesave të pasagjerëve që u detyruan të presin më shumë se 30 minuta për shkak të vonesës së saj. Vetë Blako është shprehur se ‘benefiti i një personi nuk duhet të jetë mbi mirëqenien e shumicës’.

“Nuk ka asnjë arsyetim. Meksika ka nevojë pajtim. Transformimi i vërtetë i Meksikës kërkon harmoni të plotë mbi barazinë dhe drejtësinë. Askush nuk është i privilegjuar. Benefiti i një personi nuk duhet të jetë mbi mirëqenien e shumicës, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të kryer një funksion”, është shprehur Blanco.

Josefa Gonzalez-Blanco është zyrtarja e dytë e lartë që jep dorëheqje brenda një jave. Të martën e kaluar, drejtori i Institutit të Sigurimit Social të Meksikës, German Martinez Cazares, njoftoi dorëheqjen nga posti për shkak të shkurtimeve buxhetore në sistemin shëndetësor dhe uljes së shpenzimeve për personelin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.