Këngëtarja më e pasur në botë Rihanna, merr me qira një ishull të tërë

0

Prestigjiozja “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë dhe këngëtarja femër me më shumë të ardhura është Rihanna.

Ajo është renditur në vend të parë me një pasuri që arrin shifrën e 600 milionë dollarë. ‘Forbes’ ka shkruar se këngëtarja e ka arritur pjesën më të madhe të kësaj pasurie përmes partneritetit të saj me kompaninë “LVMH” me të cilën në 2017-ën hodhi në treg linjën e saj të produkteve kozmetike, “Fenty Beauty”.

Loading...

Ajo ka lënë pas në këtë klasifikim emra shumë të njohur të muzikës si Celine Dion, Madonna, Beyonce etj. Me një pjesë të kësaj pasurie mësohet se këngëtarja ka marrë me qira një ishull të tërë në Essex, vetëm për të regjistruar albumin e saj më të ri.

Sipas “Mirror” RIRI ka blerë një studio  muzikore në ishull, e cila i përket producentit të njohur të muzikës Nigel Frieda.

Ky ishull është shumë i preferuar nga personazhet e njohur dhe në të përfshihet një fshat i tërë dhe një vijë bregdetare e qetë. Për të kaluar kohë me të në këtë vend të mrekullueshëm këngëtarja ka ftuar familjarë dhe miqtë e saj më të ngushtë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.