HomeAktualitetSkema skandaloze e Ramës: Ja si do ti mbrojmë zgjedhjet e 30...

Skema skandaloze e Ramës: Ja si do ti mbrojmë zgjedhjet e 30 Qershorit

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht situatës politike në vend dhe përgjimeve të gazetës ghjermane “Bild”, këmbëngul se zgjedhjet e 30 qershorit të do të zhvillohen duke paralajmëruar se do të filmohen të gjithë votuesit.

“I kemi marrë masat ne, do jenë më filmime çdo gjë, dhe do ketë dënime të forta. S’ke si të thuash që nuk isha unë në qendrën e votimit, por ishte vëllai. Patjetër që jemi të sigurt. 100% të sigurt. Presidenti ka thënë nëse palët bien dakord unë jam dakord që ta shtynë. Por ka diçka që pala kryesore që jemi ne nuk jemi dakord. Presidenti ka qenë shumë korrekt për këtë gjë që ua kalon palëve. Ne nuk jemi dakord dhe kaq. 30 qershorin nuk e kemi vendosur ne. Është vendosur nga Kushtetuta”, u shpreh kryeministri në “Real Story”.

Rama shtoi se do të ketë grupe kriminale më 30 qershor.  “Nuk do ketë mijëra njerëz në 30 qershor, do ketë grupe kriminale dhe njerëz të paguar, por besoj që deri në atë ditë do fillojnë të mendojnë për problemet më pas”, deklaroi kreu i qeverisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular