HomeBotaE frikshme! Një qendër tregtare 18-katëshe rrëzohet si të ishte “kullë letre”....

E frikshme! Një qendër tregtare 18-katëshe rrëzohet si të ishte “kullë letre”. Frikë për njerëz të bllokuar nën rrënoja

Advertismentspot_img

Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për të gjetur dhe shpëtuar persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese 18-katëshe në Nairobi të Kenias.

Qendra tregtare, e cila ishte në ndërtim e sipër, u shemb brenda pak sekondave. Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur struktura rrëzohet si një “kullë letre”.

Ekziston mundësia që nën rrënoja të ndodhen njerëz, me shumë gjasë punëtorë që ndodheshin në kantier. Ende nuk ka një numër të konfirmuar të personave që mund të jenë bllokuar.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shkaku i shembjes është nën hetim. Shkeljet e mundshme të rregullave të ndërtimit janë mes faktorëve që po shqyrtohen, por ende nuk ka një përfundim për rrethanat që çuan në rrëzimin e ndërtesës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular