Nga Strakosha te Hysaj, ja 11 yjet më të shtrenjtë të Kombëtares. Formacioni i artë kushton…

0

Berisha apo Strakosha? Balaj, Cikalleshi, Sadiku apo Uzuni? Dermaku apo Ismajli? Basha apo Kaçe? Këto janë disa nga dilemat që i ka çdo tifoz i Kombëtares teksa pret një ndeshje të radhës së kuqezinjve. Dilema për repartet e lojës për të përzgjedhur më të mirët, të duhurit dhe ato që mund të na gëzojnë me një rezultat pozitiv. Po më të shtrenjtët cilët janë?

VLERA

Loading...

Futbolli i ditëve të sotme është gjithmonë e më shumë komercial. Menaxherët janë bërë shpesh edhe më të rëndësishëm sesa vetë lojtarët në fushë, por kur vjen puna te Kombëtarja, diferencat janë reale. “Panorama Sport” sjell një formacion ku baza e ndërtimit të tij është vlera e kartonit sipas “transfermarkt”. Thomas Strakosha vendoset në portë me kartonin që i përllogaritet 20 milionë euro. Shumë interesime te Lacio për të, por Tare dhe bardhekaltrit kanë vendosur të refuzojnë milionat për t’i besuar edhe një vit gardianit kuqezi.

MË I SHTRENJTI

Thomas ishte lojtari i dytë më i shtrenjtë, teksa listën e kuqezinjve e kryeson Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit përllogaritet 23 milionë euro, teksa klauzola e vendosur nga presidenti De Laurentis është 50 milionë euro. Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli, respektivisht 750 mijë euro dhe 900 mijë euro plotësojnë qendrën e mbrojtjes. Për shtatlartin e Atalantës pritet që kjo vlerë të rritet së tepërmi, pas kualifikimit në grupet e Champions-it. Ivan Balliu, me vlerën rreth 1 milion euro, plotëson prapavijën në të majtë.

MESFUSHA

Emanuele Ndoj dhe Taulant Xhaka. Për të thënë të vërtetën, edhe në fushë do të ishin një dyshe e bukur për t’i parë bashkë, teksa sipas kartonëve, janë dy mesfushorët më të shtrenjtë. Ai i Breshas përllogaritet 3 milionë euro, ndërsa i Bazelit 2.5.

SULMI

Rei Manaj kryeson listën e sulmuesve më të shtrenjtë. Me kartonin që i përllogaritet në 1.5 milionë euro, është më i shtrenjti për momentin në vijën e parë. Nga krahët, nëse formacioni do të ishte 4-2-3- 1, Eros Grezda vendoset djathtas me 1.5 milionë euro dhe 1 milion është Llullaku në të majtë. Ky i fundit prej pak ditësh është lojtar i lirë, pas “divorcit” me Astran. Uzuni, i cili është një nga futbollistët që po shpërthen në Kroaci, plotëson listën e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. A ka më të mirë? Sigurisht, por vlerësimi aktual i kartonëve rezulton si formacioni përbri.

formacioni me i shtrenjte

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.