Surpriza nga sezoni i ri i “Ertugrul”

0

Një lajm i papritur vjen nga ekipi i produksionit i serialit më të ndjekur historik turk, “Dirilis Ertugrul”. Sezonin që vjen, seriali do të vazhdojë transmetimin me emrin “Dirilis Osman”, duke kaluar kështu nga Ertugruli tek i biri, Osmani, i cili do të luhet nga aktori i mirënjohur Burak Ozçivit.

Teksa kjo tashmë dihej prej muajsh, producenti i serialit të rekordeve, Mehmet Bozdag ka surprizuar ndjekësit duke lajmëruar se pas 5 vitesh transmetimi në kanalin e televizionit shtetëror TRT 1, sezonin e ardhshëm “Dirilis Osman” do të transmetohet në kanalin privat televiziv ATV.

Loading...

Seriali ynë do të shfaqet për shikuesit në ekranin e ATV me emrin “Dirilis Osman”. Uroj që kanali i ri dhe sezoni i ri të bëhet shkak për të mira”, shkroi Bozdag në një postim në rrjetet sociale duke habitur jo pak ndjekësit e shumtë.

Megjithëse do të ndryshojë emri dhe pjesa më e madhe e kastit të aktorëve, sezoni i ri premton emocione të mëdha për të gjithë shikuesit. /tvklan.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.