10 gjëra mbi Ariana Grande-n në intervistën për Vogue

0

Në një intervistë për edicionin e muajit gusht, Ariana Grande rrëfeu për Vogue disa detaje jo fort të njohura për jetën jetën personale dhe karrierën.

1. Performanca në Coachella i kujtonte Mac Miller, ish-të dashurin e saj të ndjerë.“Ishte hera e parë që shkova të shihja Malcom-in dhe ishte një eksperiencë e paharrueshme. Shkova dhe në vitin e dytë dhe përjetova një lloj trishtimi mbi gjithë çfarë kishte ndodhur.”

Loading...

2. Marrëdhënia e saj me fansat është komplekse, e hapur dhe speciale.“Ata e dinë kur tërhiqem, kur jam e lumtur, kur jam e lodhur. Është një lidhje e çuditshme mes nesh.”

3. Fejesa e saj me Pete Davidson nuk ishte reale.“Ishte një zbavitje e mahnitshme. Ishte e pakuptimtë dhe e çmendur, aspak reale. E doja atë, por nuk e njihja.”

4. Ende po përpiqet të përballojë çfarë ka kaluar.“Jam në një fazë të mirë mes shërimit dhe gjërave që kam kaluar, të cilat nuk dua të largohen para se të jem gati.”

5. Nuk e ka kaluar ende tmerrin e Manchester-it.“Jam krenare që ishim në gjendje të mblidhnim aq shumë para për t’u dhënë njerëzve një ndjenjë dashurie dhe bashkimi, por në fund të ditës, nuk kthyem në jetë asnjë prej atyre që u larguan.”

6. Frymëzimi i Ariana-s janë divat e viteve ’90, burra homoseksualë, Judy Garland dhe nëna e saj.

7. Familja e këngëtares është “e çuditshme”.“Mami im vishet si Cersei Lannister te ‘Game of Thrones’.”

8. Ajo mendon se muzikës së saj të dikurshme i mungonte “thelbi” dhe është e lumtur që më në fund po merret me muzikë më kuptimplotë.

9. Përsa i përket këngëve me tekste me natyrë paksa më seksuale, Ariana mendon se prindërit që shqetësohen duhet t’i përdorin ato si një mundësi për të filluar një bisedë me fëmijët e tyre.

10. Nuk kujton shumë gjëra nga albumi “Thank You, Next” sepse ishte shumicën e kohës e dehur dhe e trishtuar.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.