Manjani: E keqja nuk vjen nga dëshira për pasuri, por qeverisja e keqe

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook shkruan se është kundra teorisë se “dëshira për pasuri e disa njerëzve të pasur, po e merr në qafë vendin”.

“Nuk bie dakort aspak me teorinë që “dëshira për pasuri e disa njerëzve të pasur, po e merr në qafë vendin”.

Loading...

As me opozitën politike nuk bie dakort sa herë që e artikulon këtë tezë, herë kundër të pasurve e herë kundër atyre që i quan “oligarkë”.

Shoqërisë dhe shtetit nuk i vjen asnjë e keqe nga dëshira për pasuri të disa njerëzve të pasur”. 

Sipas Manjanit e keqja nuk vjen nga pasuria, por qeverisja e keqe që i ndan keq pasuritë publike dhe ndërhyn edhe tek pasuria private.

“E keqja vjen gjithmonë nga qeverisja e keqe që i ndan keq pasuritë publike dhe ndërhyn edhe tek pasuria private.

Kjo llogjikë vlen edhe në rastin kur qeveria daravit dëshira të caktuara individësh për pasuri. Prap fajin nuk e ka dëshira, por qeveria që nuk bën detyrën në mënyrë të drejtë e të barabartë.

Ndaj qeveria që vjen duhet të vendosë drejtësi e barazi, por jo duke marrë hak ndaj të pasurve.

Po mundi, të vendosë para ligjit qeverinë që ikën…

Për mua kjo llogjikë mbetet në themelet e shoqërisë demokratike”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.