VIDEO/Lulzim Basha tregon se çfarë diskutoi me Presidentin Meta

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime gjatë mëngjesit të sotëm.

Fillimisht në orën 09:00 ka zhvilluar një takim prej 40 minutash me presidentin Ilir Meta dhe më pas edhe me aleatët e opozitës.

Loading...

‘Kam zhvilluar një takim me presidentin për krizën politike dhe datën e dekretuar të zgjedhjeve të 13 tetorit, për propozimin e tij për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, që zgjedhjet e ardhshme do të jenë për njerëzit dhe se opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’iu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës’, tha ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha.

Z. Basha, keni pasur sot një takim me kreun e shtetit. Çfarë keni biseduar dhe a lidhet kjo me 13 tetorin?

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për Ymer Lalët e aq më keq për shokun e tyre, bablokun e madh dhe oligarkët dhe se në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi, siç e pamë dhe më 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vet, numëronte vetë, tabulonte vet, dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri për njerëzit.

LIVE – Komunikim me gazetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 16. Juli 2019

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.