VIDEO/PD Korçë: Rama mashtroi se shtëpitë e dëmtuara në Korçë do të ndërtohen brenda verës!

0

Dega lokale e PD të Korçës,po ndjek me shqetësim situatën dhe problematikën e dhjetëra familjeve në fshatin Floq,të cilat mbetën të pastreha nga tërmetet e qershorit.

Edhe sot,pas 6- të javësh,banorët e prekur nga tërmeti,janë në mëshirë të fatit,sepse kanë fatin e keq,të qeverisen nga ata,që zhvatin pa turp dhe limite,sidomos më të dobëtit,më të pamundurit.

Loading...

Sot,banorëve të Floqit,nuk u mungon vetëm shtëpia. Me shumë se kaq, u mungon dëshpërimisht shpresa,se një ditë të afërt,do të kthehen në rrjedhën normale të jetës.

Më të dëshpëruarit,mes tyre,janë ata,që fatkeqësia i çoi të besonin për pak,përrallën kryeministrore,se deri në shtator,do të përfundonte rindërtimi i të gjitha shtëpive.

Dhe në fakt,e gjitha nuk ishte asgjë më shumë se propagandë cinike dhe çnjerëzore,që bashkia e Korçës po përpiqet ta mbulojë me  llaçin,që po hedh mbi ca oxhakë nëpër lagjet e qytetit.

Se për një kryetar bashkie,si Sotiraq Filo,i refuzuar masivisht në monovotimet e 30 qershorit,që shpërdoron miliona euro për kulla,qytete imagjinarë fëmijësh,qendra të kulturës dhe artit ndërplanetar,është normale,që ndërtimin e shtëpive nuk e nis nga themeli,por nga oxhaku.

E vërteta është  se në Floq nuk ka filluar dhe as ka gjasa të fillojë rindërtimi i shtëpive. Dhe po të fillojë,vetëm nëse shtëpitë janë prej kartoni,ndërtimi i tyre,mund të përfundojë deri në shtator.

Siç thuhet,pritet që një fondacion i huaj,do të nisë ndërtimin e njëres nga 67 shtëpitë plotësisht të shkatërruara në Floq. Por vetëm kaq! Shteti dhe bashkia nuk duken askund!

E vërteta është,se nuk  po bëhet asnjë lloj transparence,se ku dhe si do të gjenden fondet për faturën prej 2.1 miliard lek,që është më e kripur se gjiza e baxhove,që Filo dhe Rama provuan gjatë fundjavës.

Dega lokale e PD të Korçës i bën thirrje kreut te bashkisë,të ushtrojë përgjegjësinê që ligji i ngarkon, deri në përfundim të mandatit aktual,për përshpejtimin e proćesit të rindërtimit të shtëpive në Floq dhe fshatra të tjerë të kësaj bashkie,pa ardhur vjeshta!

Zoti Filo! Ndërsa ti i kalon ditët e nxehta në tavolina relaksi me deputetët,të promovuar dje nga hiçi dhe sot,të rënë nga vakti,në shkollën e Floqit,mbi 80 burra,gra,të moshuar,invalidë dhe foshnja të sapolindura,mbijetojnë mes bashkëjetesës kolektive, mungesës së ujit dhe kushteve më minimale të higjenës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.