Pamjet/ Gjithçka mes flakës e tymit, aeroplanët e BE drejt Greqisë

0

Mediet greke kanë publikuar pamjet e zjarrit të tmerrshëm, që ka “pushtuar” vendin, duke shkrumbuar disa zona dhe rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.

Loading...

Siç shihet nga pamjet, zjarri dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë ishullin Evia, i cili ndodhet shumë pranë Athinës. Për shkak të flakëve të mëdha, janë evakuuar disa zona, ndërsa kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë 8 persona, të cilët kanë probleme serioze me frymëmarrjen.

Situata ndodhet jashtë kontrollit, ndaj dhe fqinjët kanë kërkuar ndihmën e vendeve të BE për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Të parët që kanë reaguar kanë qenë Italia dhe Kroacia, të cilat kanë nisur me urgjencë aeroplanë drejt Greqisë.

Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.