STRUGE/Strasburgu Shqiptar dhe netët magjike të festivalit “Këngë Jeho”, në brigjet e Liqenit e të Drinit

0

Nga Azgan Haklaj

Strasburgu Shqiptar dhe netët magjike të festivalit “Këngë Jeho”, në brigjet e Liqenit e të Drinit. Struga çdo vit, për tre net, 5-6-7 korrik kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare.

Loading...

Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona etnike. E vendosur mrekullisht në trekëndëshin Epiroto-Iliro- Dardan, aty pranë Liqenit kaltërosh, nga i cili buron Drini i Bardhë magjepsës, që i jep jo vetëm një bukuri të rrallë natyrës në rrugën e tij të gjatë mes përmes trojeve tona drejt viseve perendimore, Ultësirës së Detit Adriatik, por dhe një kulturë ndër më të vjetrat, më të lashtat e më të pasurat e trashëgimisë sonë historike e njohur nga studiuesit autoritar, të vendit dhe të huaj si “Kultura e Drinit”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti i qytetërimeve” thekson idioma e filozofit të lashtë grek Aristoteli.
Struga jonë mahnitëse e përligj mësëmiri këtë fakt.
Politikisht Struga mund të quhet sot pa mëdyshje Strasburgu shqiptar, për shkak të pozitës gjeografike e faktit se megjithëse është pjesë integrale e trojeve etnike shqiptare përfshihet në hartën politike të Maqedonisë së Veriut.
Politika, kushtet historike, ndarjet territoriale mund të ndryshojnë, por historia, gjuha, e kultura janë ato që thonë fjalën e fundit dhe i venë vulën e pashlyeshme identitetit të një kombi.
E në këtë aspekt Struga jonë nuk është inferiore ndaj askujt dhe në radhë të parë ndaj një shteti artificial në të cilin shqiptarët e atjeshëm janë faktor vendimtar jo vetëm në konceptin shtetformues, por përtej kësaj element thelbësor për stabilitetin e tij.
Struga është një trevë e lashtë historike e kulturore 24 karatëshe “Made in Albania”.
Në antikitet sëbashku me Ohrin ishte kryeqendër e Mbretërisë Ilire të Enkelejve, ku shkelqeu nën Mbretin Bardhyl, një burrë shteti, administrator, strateg i shquar ushtarak, i cili në moshën 90 vjeçare ishte komandant kalorësie në betejat me maqedonësit barbarë.
Struga ka lanë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha epokat tona historike, në lashtësi, Mesjetë, e Rilindjen Kombëtare, përmes kontributit të bijëve të saj të shquar.
Kjo trevë ka ruajtur mrekullisht përgjatë rrebesheve të historisë identitetin e vet kombëtar, kulturën, traditat e Gjuhën Shqipe.
Dervish Hima nga Ohëri dhe Ibrahim Temo nga Struga janë firmëtarë të Pavarsisë të Shqipërisë.
Dervish Hima dha kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Manastirit, i cili është gurthemeli i unifikimit gjuhësorë, identitetit kulturor dhe Shtetit Komb të shqiptarëve.
Struga është kthyer sot në qënder e rendësishme e kulturës kombëtare e të arsimit shqip, botës universitare si dhe turizmit, një gjenerator i vertetë i shpirtit krijues të Atdheut përmes aktiviteteve të shumta e të larmishme kulturore e artistike të zhvilluara prej tre dekadash, që tashmë janë kthyer në traditë mbarëkombëtare.
Në Strugë zhvillohet prej dekadash manifestimi i poezisë, i cili mbledh poetë të njohur nga mbarë Europa.
Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëri prej universiteteve më prestigjioze të rajonit dhe atyre europiane.
Festivali Këngë Jeho i këngës dhe valles së përpunuar dhe stilizuar shqipe është njëri nga festivalet më brilantë të hartës së festivaleve kombëtare shqiptare.
28 edicione me sukses të jashtëzakonshëm, përmes një pune vetëmohuese të satafit organizator e bordit drejtues.
I mbështetur nga Komuna e Strugës dhe kryetari z Ramiz Merko, kohët e fundit ka fituar vemendjen e kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, dhe mbështetjen e Miinistrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga shqiptarët.
Per tre net 5-6-7 korrik, çdo vit Struga shnderrohet në kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare.
Jehona e ketij festivali, mesazhet që percjell gjarpërojnë trojet tona sëbashku me valet e Drinit.
Zeri brilant i Shkurte Fejzës që ka qënë disa herë mysafire nderi në këtë eveniment madhështor të shqiptarëve e verteton më sëmiri, me këngën;
“Rrugës time për Shqipëri
M’ka pëcjell ai Drini i Zi
E u nisa për me dalë
Porsi vala e Drinit të Bardhë”
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen Gjergj Kastrioti(Skenderbeu), prej shumë vitesh ka bashkëpunim të vyer, të ndërsjelltë me stafin organizator të festivalit dhe ka në qendër të vëmendjes këtë trevë të Atdheut e cila na ban krenar e optimist për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ne kemi propozuar dhe ështe materializuar binjakëzimi i Bashkisë së Sarandës, Komunës së Strugës dhe Bashkisë së Tropojës.
Ky trinjakëzim ka krijuar një trekëndësh gjeografik, kulturoro- turistik, një trinom Iliro- dardano- epiriot, një bosht arbëror, një bashkim të natyrshëm historik të farës dhe rrënjëve të shqiptarizmit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.