Ed Sheeran mbyll koncertin e fundit, largohet për një pushim të gjatë

0

Ed Sheeran ka qenë në turne që nga viti 2017 dhe raportohet se po planifikon të marrë një pushim të gjatë.

Sipas The Sun, këngëtari njoftoi të hënën gjatë turneut në Ipswich, Angli se ky do ishte koncerti i tij i fundit për disa kohë.

Loading...

“Jam i lumtur që jeni këtu dhe që po e mbyllim bashkë turneun në Ipswich. Ky do jetë ndoshta turneu im i fundit për 18 muaj,”-tha Sheeran. “Kam performuar për 9 milionë njerëz në gjithë botë. Është turneu më i madh ndonjëherë.”

Nga marsi i 2017, Ed ka perfomuar 260 herë duke u konsideruar si turneu më i madh i të gjitha kohërave.

Mendohet se tani ai dëshiron të kalojë kohën me bashkëshorten e tij Cherry Seaborn dhe familjen.

Duke marrë parasysh se grumbulloi një shifër prej 775.6 dollarë gjatë turneut, ai nuk do shqetësohet për tu kthyer në skenë shpejt.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.