“Vajza ime gati vdiq”, Boris Johnson përballet me të papriturën në spitalin e Londrës

0

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’. Aktivisti, Omar Salem është pjesë e Partisë Laburiste dhe njëherësh kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson.

Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

Loading...

‘’ Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur  shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.