Bebe Rexha merr me vete në skenë fansin “e çmendur”

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers, në dy kontinentet amerikane.

Së fundmi, ajo ka performuar në Rio de Janiero të Brazilit, para mijëra fansave latinë. Teksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, diçka shumë e veçantë i ndodhi këngëtares shqiptare, e cila duket se po pritej me plot entuziazëm nga një fans.

Loading...

Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren.

“Të dua shumë”, ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha.

E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete. Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të.

Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj “Say my name”, teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë.
“I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram, këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.