Krimi në Klos, për nusen e shtëpisë! Nga sherret te gjyqi, akuzoi vjehrrin e kunatin për dhunë

0

Konfliktet mes dy familjeve Dakuci kanë nisur prej shumë vitesh. Shkak duket se është bërë marrëdhënia e tensionuar e nuses së Kujtim Dakucit, me familjen e kunatit.

Kohë më parë, pleqëria e fshatit dhe të afërm të dy vëllezërve Dakuci janë përpjekur të zgjidhin konfliktin mes tyre, por një gjë e tillë është refuzuar nga palët. Çështja në një rast ka përfunduar dhe në Gjykatën e Burrelit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, ku Minushe Dakuci akuzoi vjehrrin Liman Dakuci dhe kunatin Sali Dakuci për ushtrim dhune.

Në vendimin e Gjykatës, që mban datën 20 mars 2012, thuhet se shkak për nisjen e konfliktit është bërë një gjel.

Loading...

“Data kur ka ndodhur ngjarja nuk më kujtohet, por ka qenë viti 2010. I akuzuari Sali Dakuci doli dhe gjuajti në një gjel dhe tha do ta mbys se më vret pulat. Pastaj filloi të më shante mua me nënë e me motër. Në këtë kohë më mori burri në telefon për të pyetur për fëmijët, pasi në atë kohë punonte në Thekër Martanesh. Unë i thashë burrit se Saliu më ka sharë se i gjuajti gjelit. Unë i thashë, o i mbajmë mbyllur, ose i heqim. Në momentin që isha duke fol në telefon, Saliu më ka thënë oj k**vë, të vij e të shti në tokë dhe ka ardhur dhe më ka gjuajtur në shtëpi në krahë. Në këtë moment ka ardhur dhe Limani dhe më ka gjuajtur me shkop. Unë për punë minutash kam njoftuar Policinë dhe më thanë se nuk pyesin për Policinë. Këtë punë e ka parë Selman Dakuci, por ai nuk vete e nuk vjen, nuk flet me të akuzuarit dhe unë nuk e thërras si dëshmitar. Unë kam si provë aktin e ekspertimit”, thuhet në dëshminë e Minushe Dakucit.

I marrë në pyetje nga prokurori, Sali Dakuci ka dhënë një tjetër version lidhur me ngjarjen duke thënë se kunata e tij i kishte goditur bashkëshorten.

“Jam në dijeni se më ka akuzuar se e kam rrahur. E vërteta është se unë nuk e kam rrahur, por duke qenë se jemi fshatarë dhe jemi afër me shtëpi, bëjmë fjalë. E dëmtuara ka goditur gruan time në vitin 2010, ka marrë raporte dhe gruaja ime e ka falur. Ka probleme mes nesh, por jo sa për të ardhur në Gjykatë. Me të dëmtuarën nuk jemi zënë për gjela, ajo ka mbajtur qëndrim agresiv ndaj nesh që kur ka ardhur dhe mendoj se akuzën e ka ngritur për këto qëllime”, ka thënë Sali Dakuci.

Ndërsa vjehrri, Liman Dakuci, e cilëson nusen e djalit të vogël si shkaktare të të gjithë meselesë në familjen e dy djemve të tij.

“Unë e dëgjova se më ka akuzuar se e kam rrahur, por unë nuk e kam bërë këtë. Unë jam 80 vjeç dhe nuk është e vërtetë se e kam rrahur. Ka bërë fjalë me Saliun për pulat siç tha. Nuk është rrahur. Djali im me Minushen janë në shtëpinë e tyre. Ajo është e lindur për të bërë ngatërresa me ne. E dëmtuara e ka në gjak rrahjen, pasi që kur ka ardhur nuse ka bërë katër rrahje.

Një herë ka rrahur një nuse të një komshiu, Mynyre Dakucin, e cila është gruaja e Asllan Dakucit. Një herë më ka rënë mua dhe nuses time. Më vonë i ka rënë dhe nuses së Saliut dhe ka marrë nëntë ditë raport. Ajo e fali kur bënë gjyq. Pastaj ka bërë kallëzim për ne. Sa ka ardhur nuse te ne, unë i kam rënë vetëm me një shpullë para dhjetë vitesh, se i kishte rënë vajzës së saj”, ka deklaruar Liman Dakuci për ngjarjen.

VENDIMI I GJYKATËS

Minushe Dakuci kishte paraqitur në Gjykatë një ekspertizë mjeko-ligjore për të
dëshmuar për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe dëmtimet që kishte marrë në krah.
Por, sipas Prokurorisë së Burrelit, kjo nuk mjaftonte dhe për këtë arsye, Sali dhe
Liman Dakuci u shpallën të pafajshëm. Gjithashtu, nga denoncimi i 47-vjeçares u
zbulua fakti se ajo ishte përfshirë edhe në një sherr me kunatën, Lime Dakucin.
Kjo e fundit pranoi ta falte, duke bërë që Gjykata të mos japë dënim

ALBI LALA/Panorama

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.