Nëse plotësoni këto kritere, Marina, vajza e Eli Farës mund të bëhet partnerja juaj

0

Eli Fara, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon.

Ndër të tjera, Bieta e pyeti këngëtaren edhe për vajzën e saj, Marinën, e cila është jo pak e njohur për publikun shqiptar.

Loading...

Bieta iu drejtua Elit me pyetjen:

“Do të doje një dhëndër në gjendje të mirë financiare dhe problematik, apo një dhëndër në gjendje jo të mirë dhe një njeri fantastik?”

Kësaj pyetjeje, këngëtarja iu përgjigj se për të, mbi të gjitha kishte rëndësi njeriu.

Mirëpo, pavarësisht këtij kriteri që ajo kërkon, nëse do të mbizotëronte dashuria, të tjerave s’do të kishte ç’ti bënte.

“Duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë apo shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt. Do ta doja mbështetje për Marinën. Të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke çfarë bën.”- u shpreh Eli.

Prej disa kohësh, Marina Fara u zhduk nga rrjetet sociale, duke i bërë të gjithë kuriozë të dinin se ç’po ndodh me jetën e saj.

Mirëpo, ajo është rikthyer sërish dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me pozat tërheqëse.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.