VIDEO/ Gazetari i dhuron fjalor të gjuhës shqipe Vuçiçit, pak ditë pas “përballjes” në konferencë. Ja reagimi i Presidentit

0

Presidenti serb Aleksander Vuçiç mori sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi. “Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiçq ia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.

Presidenti postoi një fotografi të dedikimit dhe dorëzimit të librit në llogarinë e tij në Instagram, “E ardhmja e Serbisë”.

Loading...

Disa ditë më parë Vuçic gjatë një interviste ju drejtua gazetarit shqiptar nëse e tha mirë një fjalë në gjuhën shqipe.

Vuçiç, gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd lexoi disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe:

Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike, me ç’rast i është drejtuar gazetarit nga Kosova, Idro Seferi, se a ka lexuar mirë?.“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiq me buzëqeshje.

“ A po e shehë nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiq.

76 people are talking about this
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.