Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e më të pasurve në Britani, zbuloni pasurinë e tyre

0

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë futur në listën e më të pasurve në Britani.

Lista e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30-vjeç u publikua nga revista “Heat”.

Loading...

Dua Lipa mban vendin e 15-të me një pasuri me vlerë 11.8 milion paund.

Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.

Ndërkohë Rita Ora mban vendin e 13-të me pasuri 17.8 milionë paund. Por revista shkruan se të ardhurat e saj nuk kanë ardhur nga muzika por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si Adida dhe Cola-Cola.

Ajo ka një pronë 3.5 milionë paund afër familjes Beckham dhe i bleu prindërve të saj një rezidencë 1.3 milionë paund në Kosovë.

Ndërkohë vendi i parë mbahet nga Ed Sheeran me pasuri 170 milionë paund.

Pas Ed Sheeran, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.