Koha të shporrim Rilindjen dhe i bashkohemi Bashës dhe PD për një Shqipëri Europiane

0

Nga Halil Kabashi

Shqipëria sot nuk është vetëm në një udhëkryq të madh, por është në greminë dhe duhet një vizion i qartë politikë, një angazhim maksimal dhe forcë rinore që t’i dal zot fatit të vendit.
Vizioni është i qartë i kreut te PD dhe i liderit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili përmes një platforme të qartë po e përcjell prej së hënës më 4 nëntor tek ata që kanë forcën të kontribuojnë fuqishëm në ndërtimin e Shqipërisë, rinisë.
E nisi nga Elbasani, Korça, e sot në Shkodër për të vijuar në ditët në vijim në Vlorë, Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha po paraqet projektin e Shqipërisë Europiane duke iu bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen për të larguar sektin Rilindje nga pushteti dhe kush më mirë se sa të rinjtë mund të bëjnë këtë gjë.
Këtij apeli i duhet t’i përgjigjen të gjithë duke nisur nga familjarët e të rinjve, të afërm, shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri deri tek shqiptarët që punojnë dhe jetojnë ne diasporë. Është momenti me dramatik për vendin tonë që të ngrihemi fuqishëm t’i bashkohemi Lulzim Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për një Shqipëri Evropiane.
Shqiptarët ndihen të tradhtuar nga Rilindja. Janë mashtruar sistematikisht nga megapremtimet e vitit 2013 kur të gjithë qelbësirat u mblodhën të rrëzojnë qeverinë e PD me kryeministër Berishën dhe këto qelbësira në aleancë me krimin e organizuar morën zgjedhjet në vitin 2017 me forcë dhe para, sërish hynë në zgjedhje me arrogancën e pashoqe në zgjedhjet e 30 qershorit si diktatori në kohë.
Një gjë është e sigurt. Shqipëria sot është më keq së vite më parë kur e lëshoi pushtetin qeveria e PD. Sot varfëria është më e madhe dhe pasiguria e tillë. Nuk ka pasur rritje ekonomike, papunësia është rritur, ‘s’ka pasur rritje të rrogave dhe pensioneve, shqiptarët janë detyruar të emigrojnë duke braktisur shtëpitë e tyre, shëndetësia dhe arsimi janë më keq, krimin i rrugës dhe ai i organizuar po bëjnë kërdinë, investimet e huaja vazhdojnë të jenë një mollë e ndaluar për Shqipërinë. Asnjë investitor i huaj nuk guxon të rrezikojë të investojë në Shqipëri pasi korrupsioni dhe pasiguria janë të mëdha dhe për ironi të fatit në një vend anëtar të NATO-s dhe po për ironi këto investitorë shkojnë në Maqedoni. Rinia gjendet e pashpresë kur qeveria as ka qoftë dhe një projekt për ta.
Për sa përmenda dhe të tjera që nuk po i rendis në këtë shkrim a nuk janë arsye të forta për ta shporrur një orë e më parë këtë qeveri të krimit dhe korrupsionit dhe ti bashkohemi Bashës dhe PD për një Shqipëri Europiane.
Sot sa nuk është vonë të reagojmë. Me PD Shqipëria do të ketë të ardhme, do të integrohet siç ka ndodhur deri më tani kur kjo forcë politike antikomuniste ka qenë në pushtet.
Dega e PD në Britani të Madhe me kryetar Naim Hasanin si dhe drejtuesit e tjerë të Kryesisë dhe drejtuesit e Grupseksioneve do të sensibilizojnë dhe bëjnë thirrje shqiptarëve në Britani kudo që ndodhen të ngrihemi..

Loading...

Autori është kreu i grupseksionit të Richmond and Hounslow, degës se PD Londër

 

 

 

 

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.