Aleksandër Gjoka: Në Festivalin e RTSH-së asgjë nuk i ishte transparente

0

Aleksandër Gjoka ka komentuar për herë të parë mënyrën e organizimit të Festivalit të RTSH këtë vit që u shoqërua me polemika e debate të shumta.

Këngëtari tha se mori ftesë për të konkurruar në festival por nuk e pranoi pasi dëshiron që ta bëjë kur të ketë një këngë që të “godasë”. ‘Unë jam produkt i festivalit dhe kam folur me superlativa. Është një trampolinë për të rinjtë por jam tërhequr dhe më ftojnë por unë kam zgjedhur mos shkoj. Mua më kanë ftuar gjithmonë për të konkurruar. Kam qenë edhe në juri. Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim se s’kam nevojë për atë. Më pas Gjoka u shpreh se në festival asgjë nuk ishte transparente duke shtuar se është thyer kodi duke vënë në konkurrim një kompozitor maqedonas ‘ Është thyer kodi. Gazetat kanë folur shumë por disa këngë më pëlqyen. S’kam asgjë me atë kompozitorin maqedonas por unë e di që është rregull që kompozitori duhet të jetë shqiptar. Verën e kemi mike por tek muzika, s’kane lidhje këngët me muzikën ishin palidhje. S’ishte asnjë gjë transparente. Kjo s’më pëlqeu’  tha ai në studion e lajmeve të News 24.

Loading...

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.