HomeKronikeMartohet vajza e "EL CHAPO", dhëndëri është.. nipi i KUMBARËS së Drogës

Martohet vajza e “EL CHAPO”, dhëndëri është.. nipi i KUMBARËS së Drogës

Advertismentspot_img

Alejandrina Gisselle Guzman, vajza e bosit të drogës “EL CHAPO” është martuar me nipin e Kumbarës së Drogës Blanca Margarita Cazares Salazar, në një dasmë me shumë të ftuar të fushës së trafikimit të narkotikëve.

38 vjeçarja dhe dhëndëri Edgar Cazares celebruan lidhjen e tyre në katedralen e Culiacan në Meksikë, ku është i vendosur karteli i Sinaloa.

Bosi i drogës “EL CHAPO” nuk ishte i pranishëm, pasi po vuan dënimin me burg të përjetshëm në SHBA.

Vallëzimin e parë vajza e bosit të drogës e bëri me nënën e saj Maria, e cila ishte gruaja e parë e El Chapo-s.

Këngëtari Julion Alvarez dhe grupi Caliber 50 intepretuan për të sapomartuarit dhe mysafirët e tyre.

Alejandrina nuk ka vazhduar rrugën e të atit,megjithëse ka vendosur të hapë një markë veshjesh në emrin e të atit, të quajtur El Chapo 701.

El Chapo, 62 vjeç, drejtoi kartelin Sinaloi për shumë vite, derisa u kap në vitin 2016 dhe u ekstradua në SHBA.

Ai u burgos për gjithë jetën me akuzat për komplot vrasjesh dhe trafik droge, ndërsa iu sekuestruan edhe 12.6 miliardë dollarë.

Guzman po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado.
0_Inside-El-Chapos-daughters-extravagant-wedding-complete-with-armoured-vehicles_1.jpg

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular