Pak orë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore gjatë mbrëmjes së djeshme, ambasadorja amerikane do të ketë sot paradite një takim me pjestarët e opozitës parlamentare.
Këshilli Politik arriti dje që të prodhonte një draft konsensual të Kodit të ri Zgjedhor.
Marrëveshja u arrit pas një jave intensive diskutimesh dhe presioni nga ambasadorët kryesorë në Tiranë.







