Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një vajzë.
Siç shihet nga pamjet automjeti është kthyer përmbys, ndërsa në vendngjarje ndodhet ende trupi i pajetë.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.







