Një aksident rrugor është regjistruar në Barbullinjë të Lushnjës, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.
Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Sipas informacioneve në vendngjarje, autobusi po lëvizte në korsinë e tij kur automjeti tip BMW i ka prerë rrugën. Pavarësisht frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja nuk është shmangur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pasagjerët janë në pritje të një mjeti tjetër transporti për të vazhduar udhëtimin.







