HomeOP EDProtestoj, se kjo Shqipëri sot, nuk më ofron asgjë! 30 vjet pas...

Protestoj, se kjo Shqipëri sot, nuk më ofron asgjë! 30 vjet pas lindjes së demokracisë, rikthehemi në një dikaturë!

Advertismentspot_img

Nga Klomentina Drini

Mbas një periudhë izolimi të skajshëm prej situatës së jashtëzakonshme Covid-19, Shqipëria ka qenë një aktor i përgjegjshëm dhe i palëkundur, në sfidë me armikun e padukshëm Qeverinë “ Vetë Vendos Vetë Vulos ” (VVVV) të Shekullit XX.
Sot, krahas problemeve ekonomike, mbas 30 vitesh Demokraci po përballemi me të drejtat dhe liritë e Individit, jo vetëm të mohuara, por më keq akoma, të shtypura dhe të dhunuara sepse në të gjitha rastet liria e fjalës apo shprehjes ka qenë shkak për shumë dënime dhe penalitete nga më ç’njerëzorët.
Kjo është arsyeja pse sot ato të rinjë dhe të reja, të uritur nga kjo mungesë, janë të revoltuar për të rikthyer lirinë, të drejtën e fjalës dhe të shprehjes deri në ekstremitetet e tyre, për faktin se nuk gjejnë hapsirë që të ndajnë ushtrimin e lirë të drejtave të tyre nga detyrimi.
Shoqëria civile në Shqipëri, sot me anë të kësaj proteste nuk pyet për cënimin, presionin, dhunën dhe asgjë tjetër.
Sot jeton me Kauzën “Nesër mund të jem un Klodiani”.
Jetojnë që të pranohet liria e fjalës dhe të drejtat e tyre, që mendimi dhe idetë e tyre mos të jenë artikulim i hakmarrjes së gjithësecilit që synon ti dhunojë ato dhe pa dyshim është arritja më e madhe në një shoqëri që duhet të pasurohet vetë demokracia dhe diskursi politik në veçanti. Demokracia është Akt Kurajoje Qytetare sikurse është Kurajoja Qytetare Akt Demokracie.
Unë gjithmonë iu bashkohem protestave, ngritjes së zërit për atë që besoj, ndjej dhe mendoj.
Jam Prind dhe jam Nënë në radhë të parë.
Kjo Shqipëri sot, nuk më ofron asgjë!
Sot 30 vjet mbas lindjes së demokracisë, rikthehemi në një dikaturë ekstreme të një klase politike të VetëEmëruar me probleme të shumëfishta sociale dhe ekonomike.
Shqipëria dhe shqiptarët sot po përballen me një sistem të kalbur dhe po vuajnë nga mungesa e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj.
Besimi i demokracisë ka humbur për shkak të kësaj klasë politike VVVV dhe atyre çfarë ka bërë deri më tani, pasi Shqipëria nuk arriti Standardet të Larta në Realizimin e Zgjedhjeve Demokratike.
30’ Qershori ka qenë sfidë për Shqipërinë, me anë të zgjedhjeve një partiake që u bënë shkelje procedurash, probleme ligjore ne numërimin e votave, mbulim të njëanshëm të medias dhe mjedis politik tejet të infektuar. Kryerja e Zgjedhjeve Vendore për Kryetarë Bashkish dhe Këshilla Bashkiakë Një Partiak ose të Vetë Emëruar nuk doli aspak mirë sipas Raportit Përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të OSBE-së, por Klima tejet e Polarizuar Politike vazhdoi përsëri misionin e saj pa marrë parasyesh Kushtetutën e Shqipërisë dhe Opinionin e Venecias.
Ne duhet të ndryshojmë dhe për të ndryshuar duhet të jemi mbivetjak, tu kthehemi idealeve të viteve 90’ dhe ta Riformatojmë Shqipërinë siç duhet për një Vend Europian që të kemi mundësi të rikthemi e “Ta duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht I kalimit të provës vendimtare për Institucionet Demokratike të Vendit dhe për të treguar se Shqipëria është gati për Statusin Kandidat në BE.
Ne jemi zëri që duhet të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë dhe përmirësoje Institucionet Demokratike, të Respektojë Shtetin e së drejtës, të Luftojë Krimin dhe Korrupsionin dhe të Zhvillojë një Ekonomi Tregu për të sjellë mirëqenie për të ardhmen e Populli të Shqipërisë.
Un besoj në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe që qëndrojnë në themel të të gjithë forcës tonë.
Unë besoj në të drejtat dhe liritë Demokratike si Frymëzim i të ardhmës për Shqipërinë time !
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular