HomeKronikeEMRI/Arrestohet 29-vjeçari që përndiqte Luana Vjollcën

EMRI/Arrestohet 29-vjeçari që përndiqte Luana Vjollcën

spot_img

Ditën e djeshme u shkruajt gjatë në mediat sociale që moderatorja Luana Vjollca kishte përfunduar në prokurori për shkak të një fansi.

Ky i fundit ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimi për moderatoren

Dhe sot është arrestuar 29 vjeçari, Ajdin Morina nga Kosova, i cili u vu në pranga në orët e para të mëngjesit .

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren.

Ajo e ka denoncuar Morinën edhe në maj të 2020.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular