Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar në faqen e tij në fecebook detaje nga angazhimet e PD për qeverisjen e ardhëshme .
“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët”, shkruan kreu demokrat në postimin e tij
Ja postimi i plotë:
Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.
#ShqiperiaFiton








