Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Raporohet se një person ka mbetur i vrarë në afërsi të unazës së qytetit. Policia ndodhet në vendngjarje.
I vrari njihej si i forti i Shkodrës, Bardhok Plani.
Gazetari Senad Nikshqi, raporton për “BalkanWeb” se Plani ka mbetur i vdekur në unazën e qytetit.
Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet duke u djegur.







