HomeKronikeMilano/ Po hynte për të vjedhur, i riu shqiptar bie nga pallati

Milano/ Po hynte për të vjedhur, i riu shqiptar bie nga pallati

Advertismentspot_img

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë një tentative për të vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit në zonën e Milanos, Itali ku një 33-vjeçar shqiptar kishte lidhur një litar në tarracë dhe po përpiqej të zbriste, për tu futur në një apartament.

Sipas policisë, bëhej fjalë për një vjedhje, që shqiptari kërkonte të realizonte. Por fatkeqësisht shqiptari ka rënë në tokë, duke marrë plagë të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca dhe policia. I riu është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut. Policia ka nisur hetimet për vjedhje, ndërsa po kërkon bashkëpunëtorët e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular