Një tjetër vrasje me armë zjarri ka tronditur vendin tonë, kësaj here në Ksamil të Sarandës. Policia njofton mbrëmjen e të dielës (6 qershor) se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, ku si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Viktima është identifikuar si Gramoz Mema, ndersa krimi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi i policise
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.







