HomeKryesoreQeveria nuk e njeh krizen, blen për makinat qeveritare 8 mln dollarë...

Qeveria nuk e njeh krizen, blen për makinat qeveritare 8 mln dollarë karburant

Advertismentspot_img

Çmimi i karburanteve ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa 1 litër naftë apo benzinë po shkon 200 lekë. Nëse deri para pak javësh çmimi ka qenë 150 apo 160 lekë, këto javë litri është rritur dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo kurbë do të vazhdojë.

Por, përse po rritet? Dhe, a ka një plan qeveria për të mbrojtur konsumatorët, qofshin familjarë apo bizneset e vogla që mbajnë frymën me thërrime?

Natyrisht, janë përmendur dhjetëra skema sesi mund të ulet çmimi i karburantit, që nisin me heqjen e taksave, heqjen e disa koncesioneve nga karburanti, TVSH-në, dividentin e mjaft pika të tjera teknike.

Në këtë krizë që ka filluar më të goditurit janë konsumatorët dhe biznesi i vogël, ose më saktë hallka e fundit e zinxhirit, që është pjesa më pak e mbrojtur.

E ndërsa flitet për plane dhe Kryeministri përbetohet se do të bëjë ç´është e mundur për të mbrojtur konsumatorët familjarë, shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël, nga rritja zinxhir e çmimeve, pyetja që lind është nëse nga ana e Qeverisë do të ketë një kursim apo jo?

Të gjithë ministrat, përfshi edhe Kryeministrin kanë në përdorim makina luksoze, nga ato me motorë të mëdhenj, që harxhojnë edhe më shumë karburant.

Dhe pyetja që lind në një situatë kur vetë Kryeministri foli për krizën është: a do vijojnë ti përdorin mjetet luksoze të qarkullimit/ Boldnews.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular