Policia greke ka arrestuar vrasësin e dyshuar të 19-vjeçarit Alkis Kampanos, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë pas goditjeve me drapër që kishte marrë në të gjithë trupin.
Sipas mediave greke vrasësi i 19-vjeçarit është një 23 vjeçar me origjinë shqiptare dhe me banim në Selanik, i pajisur me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

Lajmi u konfirmua dhe nga ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos.
Theodhorikakos tregoi se 23-vjeçari shqiptar ishte shoqëruar së bashku me tre persona të tjerë pak pas ekzekutimit të 19-vjeçarit, Alqis Kambanou, dhe pasi u mor në pyetje, i dyshuari pranoi se ka qenë ai personi që ka goditur viktimën me shkelma dhe një drapër, duke i shkaktuar kështu vdekjen.
Mësohet se autori i dyshuar i kësaj vrasje ishte identifikuar nga miqtë e 19-vjeçarit dhe sipas të cilëve, ai ndodhej mes grupit të personave që sulmuan tifozët e ekipit të “Aris”, të kryeqendrës së veriut të Greqisë.








