Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Anastaf Kristofori.
Teksa vë në dukje emocionet e dhuruara nga aktori i mirënjohur, Basha i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.
“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Anastas Kristofori. Një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime të cilat i dedikohen jo vetëm talentit, por mbi të gjitha punës dhe pasionit të tij për teatrin dhe kinematografinë. Ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në facebook.







