HomeKryesore“Kërkon të bëhet si Maunt”, ish-shoku i skuadrës është i sigurt për...

“Kërkon të bëhet si Maunt”, ish-shoku i skuadrës është i sigurt për Brojën: Pas Lukakut e ka ai radhën

Advertismentspot_img

Armando Broja do të ketë të ardhme në Angli, e për më tepër në radhët e Çelsit, Për këtë është i bindur një nga ata që ka luajtur përkrah sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, Tomas Bruns. Futbollisti i cili në verën e kaluar u largua nga Vitese pas katër vitesh atje, ka treguar se sulmuesi shqiptar merr si shembull të vetmin nga huazimet që ia doli të linte shenjë te blutë londinezë

Vitese është kthyer në një klub të dytë për Çelsin, i cili ka dërguar atje 26 lojtarë në huazim në vitet e fundit, mes të cilëve edhe Armando Brojën, por i vetmi që ia ka dalë të bëhet pjesë e rëndësishme e Çelsit pas “vizitës” në klubin holandez është Mejzon Maunt. Bruns, i cili ka luajtur përkrah futbollistit të Anglisë, ashtu si edhe përkrah Brojës, mendon se shqiptari po ndjek pikërisht këto gjurmë.

“Broja ka Mejzon Maunt si shembullin e tij. Ai gjithashtu bëri mirë te Vitese dhe është tani një lojtar kyç të Çelsi”, tha futbollisti holandez për “Voetbal”. “Nuk është se kishte shifra tronditëse, por përtej atyre 10 golave, ai ka treguar se çfarë cilësish të tjera ka. Mendoj se do t’ia dalë të shpërthejë në skuadrën e parë të Çelsit brenda katër viteve. Mendoj se ky do të jetë edhe objektivi i tij. Ata gjithsesi do të duan një sulmues të ri nëse Lukaku dëshiron të largohet dhe mendoj se Broja mund ta bëjë atë rol”, theksoi ish-shoku i skuadrës i sulmuesit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular