HomeKryesoreMali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale...

Mali i Zi ndryshon taksimin e pagave nga 1 janari, paga minimale deri në 1400 euro

Advertismentspot_img

Mali i Zi ndryshon modelin e taksimit të të ardhurave nga pagat dhe vendos një kufi të ri shumë më të lartë për pagat minimale. Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka prezantuar modelin e ri të rritjes së pagave, të pagëzuar “Euro Model”, i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2027.

Sipas Spajić, reforma parashikon rritje të ndjeshme të pagave minimale, në varësi të nivelit të arsimit. Punonjësit me arsim fillor ose më të ulët do të kenë një pagë minimale neto prej 1,000 eurosh, ata me arsim të mesëm të paktën 1,250 euro, ndërsa për punonjësit me arsim të lartë paga minimale neto do të arrijë në 1,400 euro në muaj.

Kryeministri tha se ndryshimet ligjore të miratuara nga qeveria krijojnë bazën për zbatimin e modelit të ri të llogaritjes së pagave duke nisur nga viti i ardhshëm.

Sipas Spajić, reforma nuk do të prekë vetëm pagat minimale, por edhe pagat që ndodhen mbi këtë nivel.

Ai deklaroi se ulja e barrës tatimore mbi punën do t’u mundësojë punonjësve të përfitojnë një pjesë më të madhe të shumës që punëdhënësi paguan për pagën.

Si shembull, kryeministri përmendi një punonjës që aktualisht merr 1,600 euro neto, ndërsa punëdhënësi shpenzon rreth 1,980 euro. Sipas modelit të ri, me të njëjtin shpenzim nga punëdhënësi, paga neto e punonjësit do të mund të arrijë në 1,870 euro.

Sipas qeverisë, nga reforma pritet të përfitojnë më shumë se 250 mijë të punësuar.

Qeveria synon gjithashtu të rrisë të ardhurat përmes masave tatimore dhe sekuestrimit më efikas të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një tjetër masë që pritet të marrë vëmendje është trajtimi fiskal i pronave të paluajtshme të mbajtura bosh, veçanërisht shtëpive dhe apartamenteve që nuk përdoren, ndërsa të rinjtë përballen me mungesë banesash dhe qira të larta.

Kryeministri parashikoi që deficiti buxhetor gjatë vitit tranzitor 2027 të jetë rreth 4–5%, ndërsa në vitin 2028 të zbresë në rreth 3%.

Kryeministri e ka paraqitur reformën si pjesë të transformimit ekonomik të Malit të Zi dhe si një përpjekje për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular