Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një album me foto nga takimi me demokratët e degës 14 në Tiranë.
Basha thotë se PD është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit.
Partia Demokratike- thotë Basha- është instrument i vetëm i shqiptarëve për ndryshim.
“Partia Demokratike është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit, që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. PD është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha në Facebook.







