Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar bashkëpunimin mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Noka u shpreh në një prononcim për mediat jashtë selisë së PD-së se koha për reflektim nuk është kurrë vonë.
Deputeti demokrat gjithashtu tha se “tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që do jemi bashkë për një qëllim”. Nuk dihet nëse Noka i referohet çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.
Flamur Noka: Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë.
Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt që pohoi se ishin të gatshëm për të diskutuar për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.
Pasditen e sotme, Sali Berisha ka mbledhur në selinë e PD-së, aleatët e partive jo parlamentare për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.







