Gazetarja Klodiana Lala, bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ku deklaroi se shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar, ndërsa shtoi se familjarët e Martinajt e dinë se kush e ka vrarë.
“Martinaj është rrëmbim dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar.
Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë personin e dyshuar për vrasje dhe pavarësisht përplasjeve që unë kam patur me Ervis Martinajn familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje.
Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, tha Lala.







