Lufta e Rusisë në Ukrainë ka dëshmuar se pothuajse çdo supozim është i gabuar duke e lënë Evropën në pikëpyetje se çfarë duhet të supozojë për të mos gabuar.
Një nga ato ngjarje që treguan se ajo që mund të supozohej nuk ishte gjithmonë e vërteta, ishe nisja e agresionit ushtarak të Moskës në Ukrainë në muajin shkurt të vitit që lamë pas. Për ata që mendonin se Moska “nuk ishte aq e çmendur” sa të mos tentonte një hap kaq të madh, pushtimi nisi realisht. E njëjta ndjesi ishte për ata që mendonin se Rusia do ta kishte të lehtë pushtimin dhe se gjithçka do të mbaronte brenda pak ditësh, apo se ushtria ruse ishte një ushtri e modernizuar dhe se nuk do të përdorte artileri të vjetër të viteve ’90.
Megjithatë me mbylljen e vitit 2022, Europa po përballet me një sërë ta panjohurash. Një ushtri që dikur konsiderohej si e treta më e frikshme në botë ka nisur një pushtim në fqinjin e saj.
Rusia shpenzoi miliarda dollarë për të modernizuar ushtrinë. Zyrtarët perëndimorë janë surprizuar pasi linjat e kuqe të Rusisë kanë ndryshuar vazhdimisht
Kjo ka sjellë një unifikim të papritur të Perëndimit. Pavarësisht se kishte një përçarje mes tij në lidhje me Irakun, Sirinë, Europa dhe SHBA kanë folur me të njëjtin skenar për Ukrainën. Herë pas here, Uashingtoni mund të jetë dukur më i kujdesshëm.
Sfidat e Rusisë në këtë pikë janë të mëdha: Personeli i trajnuar jo shumë fort. Ajo është duke luftuar për municione dhe duke parë kritika të brendshme të hapura dhe të rregullta për zinxhirin e saj të furnizimit dimëror.
Ukraina është në territorin e saj, me moralin ende të lartë dhe armët perëndimore po vazhdojnë të shkojnë në ndihmë të saj.







