HomeAktualitet“Investo në Bitcoin, do fitosh shumë të majme”/ Mashtrohet 26-vjeçarja, humb 150...

“Investo në Bitcoin, do fitosh shumë të majme”/ Mashtrohet 26-vjeçarja, humb 150 mijë euro me shpresë se do “kapte majat”, policia nis hetimet

Advertismentspot_img

Një mashtrim i madh nën maskën e investimeve në kriptomonedhë është duhet u hetuar në Kretë pas denoncimit të një 26-vjeçareje, e cila pretendon se i kanë marrë 150 mijë euro.

Autoritetet po hetojnë rastin në të cilin, siç pretendon vajza, në mars 2022 ka rënë në kontakt me një të huaj, i cili i ka treguar për investime në kriptovaluta, madje duke i përmendur se kompania që ai përfaqëson do t’i jepte një fitim shumë të madh.

26-vjeçarja, pas disa bisedave telefonike dhe online, është bindur dhe ka bërë tre depozita në periudhën mars 2022 deri në janar 2023, një total prej 150 mijë euro.

Në janar e reja ka vërejtur që llogaria e saj ishte bosh, dhe sado përpjekje që ajo bëri për të kontaktuar investitorin e supozuar, ai ishte zhdukur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular