Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, e cila shfuqizoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Shlallën e Parë. Nga selia e PD, aty ku dhe priti verdiktin e Gjykatës, Berisha u shpreh se ky vendim është shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe se ka si qëllim “likuidimin” e opozitës shqiptare.
Sipas Berishës, vendimi u mor me qëllim 3 ditë para skadimit të afatit për t’u regjistruar në zgjedhje.







