Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në një në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, ku do të përballet me akuza penale. Ai është nën arrest teksa i lexohet akuza ndaj tij.
Gjatë rrugëtimit të tij, pak para se të arrinte në gjykatë, Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” nje mesazh, ku paralajmeroi se “do ta arrestojne”.
“Duke u nisur për në Manhatin e Poshtëm, në ndërtesën e Gjykatës. Duket kaq SURREALE – UA, ata do të më arrestojnë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.
Para se të hynte brenda ndërtesës së gjykatës, ai i përshëndeti përkrahësit e tij, të grumbulluar aty pranë.
Avokatët e tij kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.
Pagesa besohet është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë në Nju Jork, përbën shkelje.







