HomePolitike“I arrestuar 5 herë dhe me dy emra”, Berisha për kandidatin e...

“I arrestuar 5 herë dhe me dy emra”, Berisha për kandidatin e PS në Has: Thuaji Ramës se jeni vëllezër siamezë

Advertismentspot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte sot në Has, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

Berisha nuk hezitoi dhe të ironizonte kandidatin e PS për këtë bashki teksa tha se kandidati i zgjedhur nga PS ishte një person i cili figuron me dy emra dhe se është arrestuar 5 herë.

“Halit dhe Beqir, në politikën shqiptare ke vetëm një shok e je unik. Je dënuar e arrestuar 5 herë, në burg në Greqi, Slloveni, Vernicë e Durrës.

Këshilla ime është, nëse të thotë Rama ndonjë fjalë, thuaji, jemi vëllezër siamezë, sepse vërtetë jam i arrestuar në Greqi, kam dy emra, por edhe ti ke 2 emra, edhe Edi edhe Edvin.

Ti je arrestuar në Milano, në Mynih për vjedhjen e ushqimit në kampe, po deshe të sjell edhe dëshmitarë, je arrestuar në Milano se shisje ikona të vjedhura,

Nëse ka dy burra që i kanë provuar në politikë shqiptarë janë ata të dy”, ka deklaruar Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular