HomeKryesoreAlibeaj takim në Kavajë, mesazhi për strukturat e PD-së

Alibeaj takim në Kavajë, mesazhi për strukturat e PD-së

spot_imgspot_img

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike. Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim me mbështetësit e PD-së në qytetin e Kavajës. Gjatë një bashkëbisedimi me të pranishmit në sallë Alibeaj, kërkoi nga struktuarat e PD-së që të trokasin derë më derë dhe që t’u pasqyrojnë njerëzve të vërtetën.

Ai shtoi se PD ka kaluar një kalvar pothuajse 2-vjeçar përplasjesh, por ata kanë bërë sakrificën e duhur dhe kanë qëndruar në mbrojtjen e vlerave të djathta.

BASHKËBISEDIMI

Qytetarja: Ju uroj mirë se ardhjen kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë zotit Enkelejd Alibeaj. Unë jam një qytetare e Kavajës, lindur rritur dhe kam punuar gjithë jetën në qytetin e Kavajës duke i shërbyer me devotshmëri të gjithë qytetit. Duke punuar në disa institucione të qytetit dhe duke mbyllur aktivitetin tim në Bashkinë e qytetit Kavajë dhe sot unë punoj në sektorin privat. E falënderoj Gencin që më propozoi të kryesoj listën e këshilltarëve të këshillit bashkiak të zonjave të qytetit dhe them me plot bindje që ne do të marrim numrin maksimal të votave duke punuar të gjithë së bashku që Partia Demokratike të shkojë në nivelin e duhur. Ju uroj suksese të gjithë këshilltarëve që të dalin fitues dhe të marrin sa me shumë vota në zgjedhjet vendore.

Enkelejd Alibeaj: Unë po flas ulur, se duke qenë se jemi mes miqsh ne shtëpi, për të mos e bërë dhe shume ceremoniale dhe për të diskutuar për atë çfarë është situata e PD, është më mirë kështu, pa shumë protokoll. Genc të falenderoj shumë, të falenderoj shumë dhe nëpërmjet teje të gjithë, jo vetëm ato që janë sot këtu, por dhe ato që nuk janë sot këtu, pjesën e strukturave, këshilltarët po e po. Përfitoj nga rasti që të ju uroj të gjithëve një agjërim të pranuar për ata të cilët në ketë muaj sakrifice agjërojë, zoti ua pranoftë. Sakrificë është në fakt e gjithë kjo situatë nëpër të cilën është duke kaluar PD, prej shumë e shumë kohësh. U bënë pothuajse dy vite. Një sakrificë e cila në fakt nuk ishte as e kërkuar dhe as e shkaktuar prej nesh. Dhe në fakt që këtu duhet të fillojë diskutimi. Diskutimi i situatës politike të PD dhe bashke me të dhe si do përballet kjo fushatë zgjedhore tashmë në prag.

E udhës është për ata që merren me politikë si puna jonë të gjithë së bashku këtu, që kur të dalim tek qytetarët, kur trokasim atje derë më derë të kemi fytyrë e tu themi të vërtetën me shpresën që do të na pranojnë. Dhe në politikë ajo se çfarë të bën të besueshëm tek njerëzit është sa i qëndron vlerave, sa i qëndron pozicioneve politike që ke mbajtur gjatë gjithë kohës. Kjo është politika. Pastaj në aspekt personal të gjithë njerëzit janë të mirë, të mbarë në atë familjen e tyre, komunitetin e tyre. Në politikë ka një veçori. Për sa kohë që merr përsipër që të dalësh te njerëzit dhe të kërkosh besimin, pra të kërkosh votën.

Pikë së pari duhet të bësh një reflektim me veten. A e meriton votën? A e meriton besimin? Dhe kur themi a e meriton votën, a e meriton besimin, pyetja është, cilat kanë qenë qëndrimet politike që ke mbajtur në kohë të mirë dhe në kohë të vështirë. A ke qenë gjithmonë aty i ulur dhe stoik tek pozicioni yt politik? Kjo është pyetja e parë që gjithsecili prej këshilltarëve, drejtuesit të degës, strukturat duhet t’ia bëjnë vetes. Dhe unë kam kënaqësinë më të madhe sot me thënë të drejtën në gjitha takimet që bëj me të gjithë ata njerëz këshilltarë, pjesë te strukturave që janë tek Partia Demokratike këtë veçori e kanë. Kanë qëndruar tek Partia Demokratike, kanë qëndruar tek ajo parti, lindur 32 vite më parë si partia që ishte partia anti komuniste, partia e vlerave, partia e cila shihte nga perëndimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular