HomeAktualitet“Merrte 10 mijë euro ryshfet çdo muaj”, nën hetim zyrtari i lartë...

“Merrte 10 mijë euro ryshfet çdo muaj”, nën hetim zyrtari i lartë i Policisë së Tiranës

spot_imgspot_img

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për një drejtues të lartë të Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.

Dosja e cila është nën hetim nga prokurorja e Tiranës Suela Salavaci ka të bëjë me një denoncim ku thuhet se Ismaili ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call-center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.

Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa kompjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua me datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mijë euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej.

Erion Ismaili është marre në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat dhe mesazhet.

Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të fliste. Madje pas arrestimit, mësohet se ai ka shfaqur probleme me zemren dhe është dërguar në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular