HomeKronikeTufa me para, kallashnikov dhe drogë/ Dalin pamjet nga mega-operacioni me 45...

Tufa me para, kallashnikov dhe drogë/ Dalin pamjet nga mega-operacioni me 45 të arrestuar në Elbasan

Kanë dalë pamjet nga mega-operacioni me 45 të arrestuar, kryesisht në qarkun e Elbasanit.

Në pamjet e bëra publike nga Policia, duken momentet e shoqërimit të personave të arrestuar, dhe paratë, armët dhe sendet e tjera të sekuestruara.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Elbasanit, në bazë të kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë vendim për lejimin e kontrollit të ambienteve të banimit dhe bizneseve të ndryshme, të 28 subjekteve.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Nisur nga provat materiale të sekuestruara, janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, konkretisht shtetasit: R. N., E. T., M. P., G. Gj. dhe F. B. Njëkohësisht, janë proceduar në gjendje të lirë 29 shtetas, për të cilët vijon puna hetimore, me qëllim dokumentimin e veprimtarive kriminale të kryera prej tyre.

Këta shtetas, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkeve të veprës penale. Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale.

Gjatë analizës kriminale të shtetasve për të cilët sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit, si dhe të personave të shpallur në kërkim, rezulton se:

11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

25 prej tyre kanë qënë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.

Vlen të theksohet fakti që 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular