Nga Mirela Karabina
Studentët as nuk po abuzojnë dhe as nuk po e vjedhin atë, por po studiojnë të bëhen mjekë.
Përkundrazi, Kryeministri dhe shpura e tij e korruptuar po i nxjerrin “ujin e zi” atdheut duke shkatërruar tri shtyllat e shtetit: arsimin, shëndetësisë dhe drejtësisë.
Por çudi, pse u kujtua për mungesën e mjekëve Kryeministri në një ditë vere xhanëm?
Pasi prej 10 vjetësh në qeveri, jo vetëm nuk bëri asgjë për të ndalur largimin e tyre, përkundrazi, kur thërrsinim për eksodin e trurit, hazer xhevap përgjigjej se ishin të lirë të shkonin në Gjermani mjekët, siç dhe gjermanët shkonin në vende të tjera, deklaronte.
Dhe sot abuzon me ndjeshmërinë e qytetarëve për mungesë të mjekëve duke shpërqendruar vëmendjen se çfarë ka bërë ai dhe qeveria e tij për ta minimizuar këtë fenomen.
Asgjë!
Përkundrazi, përmes korrupsionit dhe abuzimit dhe në mungesë të politikave mbështetëse e zhvilluese ka bërë që studentët të humbasin shpresën dhe besimin për një punësim të sigurtë në vendin e tyre, pagë dinjtoze dhe jetë të mirë.
E pra, sot Kryeministri nuk ka as moralin për të ndalë mjekët me projekt- ligje e ligje represive, por në vend të tyre duhet të përveshë mëngët dhe:
-të rrisë buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë, pasi prej 10 vitesh pati premtuar se do at rriste buxhetin për arsimin në nivelin 5% të PBB por e ka lënë në nivelin 2,4%, dhe investimi për student në vit është 800-100 euro, krahasuar me dhjetëra e mijëra më shumë që planifikojnë vendet e OECDS për një student në vit, 18-20 mijë euro për një student;
– të sigurojë arsimim dhe formim cilësor universitar të mjekëve me kushte e praktika profesionale bashkëkohore;
-të sigurojë shërbime mbështetëse për studentët me tarifa më të ulta në ushqime, veshëmbathje, biblioteka e jetesë ashtu siç statusi i studentit duhet t’i përfitojë;
-të ndërtojë spitale e klinika bashkëkohore në zonat urbane e rurale duke ofruar shërbim bashkëkohor e të barabartë për qytetarët;
-të sigurojë punësim, pagë dinjtoze dhe kushte normale pune për mjekët dhe mjekët specializantë;
-të rrisë pagat dhe mirëqënien për familjet e studentëve dhe jo vetëm, që të mbështesin fëmijët e tyre për një jetë të mirë e me dinjitet, dhe shumë e shumë investime të tjera.
Dhe vetëm pasi të ketë përmbushur këto detyrime, ai duhet të shohë për më tej.
A realizohen të gjitha këto? Po, si nuk realizohen?!
Me dëshirë dhe vullnet politik dhe duke mos abuzuar qindra milion euro në incerenatorë, në check up, në laboratorë sterilizimi, apo kapriçiot “Becchetti” të kryeministrit e shumë e shumë abuzime të tjera.
Edi Rama kaq bëri: ose i përzuri dhunshëm mjekët duke mos i siguruar asgjë, ose po i ndalon abuzivisht.
Zgjidhje nuk pati!
Ndaj studentët, atë që nuk realizuan dot me Protestën e 2018-ës, kanë shansin sot ta dëshmojnë që i dalin zot të ardhmes së tyre!
Ta ndalin kryeministrin represiv, pasi në Europë nuk do të shkojnë me dhunë e “dajak” por me dinjitet dhe integritet.
Dhe studentët e kanë fuqinë që ta arrijnë këtë…