Këshilli Kombëtar i PD prite të zgjedhë sot Kryesinë e re të Partisë Demokratike, ku në garë janë 30 kandidatët që pritet t’i nënshtrohen votimit.
Në total do të zgjidhen 15 emra nga lista e propozuar për votim në Këshillin Kombëtar të PD, për Kryesinë e re, ndërkohë që do të ruhet dhe raporti gjinor.
Kryesia e re do të përbehet nga 10 meshkuj dhe 5 femra.
Në listë nuk mungon emri i Agron Kapllanajt, ish kandidati për Bashkinë e Mallakastrës, deputet Andia Ulliri, Eralda Tase, Merita Bakiu, Seladin Jakupllari.
Po ashtu në listën e kryesisë së Bashës është futur dhe deputetja Ori Nebija e cila dha dorëheqjen nga Kryesia, por u rishfaq në Kuvendin Kombëtar të PD. Ne liste bie ne sy emri i Azgan Haklajt, Fitim Zekthin, Gazment Koduzit, Pellumb Seferit dhe Mateo Spahos.








